-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet studiuesja dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës

Kryesoret

Lajm i trishtë. Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare studiuesja Genciana Abazi- Egro, e cila prej vitesh ishte punonjëse shkencore pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Genciana Abazi-Egro ka qenë studiuese e afirmuar në fushë të gjurmimeve mbi tekstologjinë dhe orientalistikën, mbi letërsinë e divanit dhe figurat kryesore të rrymës letrare të autorëve që kanë shkruar me alfabet arab.

Genciana Egro është autore e dy botimeve të rëndësishme kritike të veprave të Nezim Beratit (2009) dhe Hasan Zyko Kamberit (2017), realizuar dhe dalë nga shtypi nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Departamenti i Studimeve Letrare).

Genciana Egro është autore e një numri të konsiderueshëm shkrimesh dhe artikujsh shkencorë mbi autorë, dukuri e vepra që lidhen me letërsinë shqipe të shkruar me alfabet arab, por dhe drejtuese shkencore e disa punimeve doktorale të mbrojtura me sukses në shkollën e studimeve doktorale pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Një pjesë e mirë e artikujve të saj mbi këto fusha studimi janë të botuara në revistat “Studime filologjike” dhe “Studime historike”.

Nga janari i vitit 2017 ajo ka qenë dhe titullare e lëndëve Analizë Kritike e Ligjërimit dhe Semiotikë pranë Universitetit Europian të Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit