-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali takim me Tanja Fajon: Shqipëria e përkushtuar për Evropën

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit Zëvendëskryeministren dhe Ministren për Punët e Jashtme dhe Europën të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila po viziton Shqipërinë.

Në takim, Spiropali vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksoi se Shqipëria është e vendosur për të avancuar në rrugën e saj drejt integrimit në BE, duke theksuar se “Sa herë Shqipëria ka qenë e lirë të zgjedhë, ka zgjedhur Evropën.”

Spiropali u shpreh: Ne jemi të vendosur drejt perspektivës europiane dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Mbështetja e Sllovenisë për zhvillimin dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një kontribut për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Nga ana e saj, Tanja Fajon falënderoi Spiropalin për vlerësimin e bashkëpunimit dhe theksoi se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor do të kenë mbështetje të vazhdueshme të Sllovenisë drejt anëtarësimit në BE, duke shtuar se “Parlamentet kanë një rol kyç në procesin e anëtarësimit dhe bashkëpunimi i të gjitha grupeve parlamentare është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit