Zv.Kryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë Tanja Fajon në fjalën e saj në Konferencën e Ambasadorëve u shpreh se ndihet mirë që është në Shqipëri pasi i sjell disa kujtime nga karriera e saj politike, që ka të[ bëjë me udhëtimin pa viza.
Ajo tha se kjo është një mundësi e mirë për brezat e rinj për të pasur mundësi për të udhëtuar.
“Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot, sepse i trembemi faktit që Schengen po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon. Kështu që duhet të punojmë fort për lëvizshmërinë e të rinjve për të çelur dyer dhe për të punuar së bashku ngushtë”, u shpreh Tanja Fajon.