Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali.
Në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjelltë.
Begaj vlerësoi partneritetin mes dy vendeve si dhe vlerësoi rolin thelbësor arbëresh dhe atij shqiptar në Itali. Gjithashtu edhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja.