-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tanja Fajon: Sllovenia mbështetëse e Shqipërisë në BE

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë Tanja Fajon në konferencën e përbashkët me ministrin Hasani tha se vitin e ardhshëm do të hapet kosullata sllovene në Durrës.

Fajon u shpreh se Shqipëria dhe Sllovenia janë aleate të ngushta me njëra-tjetrën dhe duhet të krijohen lidhje ajrore në të ardhmen.

“Në Durrës do kemi konsullatën tonë vitin e ardhshëm. Bashkëpunimi ynë është fokusuar në fusha të ndryshme. Kemi ofruar asistentë në fushën teknike, në kontekstin e integrimit në BE. Jam e kënaqur që sot do të kem mundësinë të vizitoj qendren e teknologjisë dhe laboratorët e posacëm”, tha Tanja Fajon.

Ajo u shpreh se Slovenia është mbështetëse e gjithë Ballkanit dhe dëshiron që të shohë edhe Shqipërinë anëtare në BE.

“Shpresoj që Shqipëria të ketë mundësitë të hapë grupin e parë, sapotë jetë e mundur. E sigurova z.Hasani se Sllovenia do të jetë mbështetëse për integrimin në BE. Shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’ju pritur maksimumi në 2030. Përkrah planin e zhvillimit si edhe reformat në komision. Mbështes kolegjin e Evropës në Tiranë. Cekëm patjetër, cështjen e agresionit rus, konfliktet në rajon, në Gaza. Sllovenia po bën c’është e mundur që në kuadër të marrjes së Presidencës, të punojmë për paqe dhe siguri. Këto kriza e konflikte na cënojnë të gjithëve, kemi nevojnë për njëri tjetrin.” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit