-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Veliaj mohon ndihmën ekonomike për qindra familje në Tiranë

Kryesoret

Dorjan Teliti, Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, ka akuzuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për mos-thirrjen e një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak për miratimin e ndihmës ekonomike për muajin gusht.

Sipas Telitit, mbledhja duhej të ishte njoftuar të paktën pesë ditë përpara, por deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim.

“SKANDAL: VELIAJ NUK MBLEDH KËSHILLIN BASHKIAK PËR TË MIRATUAR NDIHMËN EKONOMIKE PËR GUSHTIN.
Nuk ka mbledhje të Këshillit Bashkiak për muajin gusht, pasi nëse do kishte do duhej lajmëruar të paktën 5 ditë përpara (afati i fundit i njoftimit ishte sot dhe asnjë njoftim nuk është bërë).”, shkruan Teliti.

Teliti ka theksuar se ky veprim po mohon ndihmën ekonomike për qindra familje të varfra në Tiranë, duke i lënë ato pa mbështetje.

Ai e ka cilësuar këtë situatë si një “skandal”, duke akuzuar Veliajn dhe këshilltarët e tij për braktisjen e të varfërve në qytet dhe për prioritizimin e interesave të tjera.

“Nëse nuk ua ndjen për ndihmën ekonomike të nevojtarëve, të mbyllin sytë dhe të “imagjinojnë” sikur do miratojnë ndonjë vendim të porositur nga ndonjë mik oligark, të cilët kurrë nuk presin kaq gjatë sa të varfërit e kryeqytetit, përkundrazi.”, përfundon Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit