“Shqipëria s’do jetë vendi që përzë investitorët”, Teliti për programin e PD: Ulim menjëherë taksat për biznesin. Do krijohen 4 zona të lira ekonomike
03 Mars, 2025 17:49
Koordinatori i programit ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka paraqitur një plan për transformimin e Shqipërisë në një qendër ekonomike të Ballkanit.
Ai theksoi se nën drejtimin e PD dhe me Sali Berishën si Kryeministër, do të ulen taksat, do të eliminohet burokracia dhe do të krijohen mundësi për bizneset dhe investitorët.
Postimi i koordinatorit për programin ekonomik në PD Dorian Teliti:
ME SALI BERISHËN KRYEMINISTËR, SHQIPËRIA DO TË SHNDËRROHET NË QENDRËN EKONOMIKE TË BALLKANIT PERËNDIMOR! 🇦🇱
⛔Mjaft më me varfëri, papunësi dhe largim masiv të shqiptarëve! Ndërkohë që vendet e rajonit rriten ekonomikisht dhe tërheqin miliarda investime, Shqipëria mbetet vendnumëro, për shkak të një qeverie të korruptuar, që i ka shpallur luftë biznesit dhe qytetarëve të saj!
🆘Ky model do të shembet! Nën qeverisjen e Partisë Demokratike dhe me Sali Berishën Kryeministër, Shqipëria do të marrë në dorë fatin e saj dhe do të shndërrohet brenda pak viteve në një superfuqi ekonomike në rajon!
✅ Ulje të menjëhershme të taksave – Shqipëria do të ketë barrën fiskale më të ulët në Ballkan! Paratë do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe bizneseve, jo në duart e qeveritarëve dhe të oligarkëve!
✅ Asgjesim të burokracisë shtetërore – Biznesi nuk do të mbahet më peng nga bandat e zyrtarëve të korruptuar që kërkojnë ryshfet për çdo leje, licencë dhe dokument zyrtar!
✅ Krijimi i 4 Zonave të Lira Ekonomike – Investitorët do të kenë përjashtime fiskale dhe mbështetje të plotë për të ngritur industri dhe fabrika që krijojnë mijëra vende pune për shqiptarët!
✅ Shqipëria do të bëhet qendra teknologjike e rajonit! Bizneset që punësojnë mbi 20 specialistë në këtë sektor do të kenë 3-5 vite pa taksa!
✅ Fushatë kombëtare për kthimin e diasporës – Mjaft më me shqiptarët që ikin si azilantë! Do t’u japim mundësinë të kthehen dhe të hapin biznese, me përjashtime fiskale deri në 5 vite!
🇦🇱Shqipëria nuk do të jetë më vendi që përzë investitorët dhe talentet e saj! Me Sali Berishën Kryeministër dhe Partinë Demokratike në pushtet, Shqipëria do të bëhet fuqia ekonomike e Ballkanit Perëndimor brenda 4 viteve të para të qeverisjes!
🔵 Ndaj boll më me varfëri! Boll më me mashtrime! Shqipëria ka një zgjidhje duke votuar në #11maj ndryshimin e shumëpritur.









