Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyllin e Sodës në Vlorë, duke rrezikuar seriozisht 10 banesa të zonës.
Flakët kanë avancuar me shpejtësi për shkak të kushteve të motit dhe janë afruar shumë pranë shtëpive.
Shërbimet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej.