Një 44-vjeçare në Greqi është dënuar me 3 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 1000 eurosh për shkaktimin e dy zjarreve në një zonë rurale.
Ajo e ka bërë këtë qëllimisht për të tërhequr vëmendjen e zjarrfikësve dhe për të flirtuar me ta. Ndërkohë, një 51-vjeçar është dënuar me 15 muaj burg dhe një gjobë prej 1400 eurosh për shkaktimin e tre zjarreve të tjera në Doxatos Drama.
Zjarret janë shuar para se të merrnin përmasa të rrezikshme.