Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Korçë, rreth orës 15:30, kur një autobus ka përplasur një këmbësore.
Sipas raportimeve, autobusi i drejtuar nga 50-vjeçari A.J. ka goditur 53-vjeçaren A.Sh. në lagjen 17 të qytetit.
E aksidentuara është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për të kryer veprime të mëtejshme procedurale.
Policia është angazhuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e nevojshme.