-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kredia për biznes zinte 63% të totalit në 2023, ja bankat më të ekspozuara te sipërmarrja

Kryesoret

Kreditimi i biznesit ka marrë një hov të shpejtë këtë vit dhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se rritja e huadhënies për biznesin në gjysmën e parë të këtij viti arriti rritjen më të lartë të dekadës së fundit.

Të dhënat e detajuara sipas bankave, mbështetur në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, treguan se edhe vitin e kaluar kredia për biznesin vazhdoi të dominojë strukturën e portofolit të bankave shqiptare.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit të kaluar kredia në segmentin e biznesit përbënte 63.1% të portofolit të kredisë së sektorit bankar. Megjithatë, pesha e portofolit të biznesit ka pësuar rënie krahasuar me nivelin prej 64.5% që përbënte në fund të vitit 2022.

Në periudhën pas pandemisë, bankat kanë vendosur një fokus në rritje në segmentin retail dhe kryesisht tek kredia për individë. Veçanërisht kredia për blerjen e banesave është rritur me ritme të larta dhe kjo ka bërë që pesha specifike e portofolit të individëve të zgjerohet.

Sidoqoftë, bizneset vazhdojnë të gjenerojnë pjesën dërrmuese të volumeve të kreditimit të sektorit bankar shqiptar. Në mungesë të tregut të kapitalit, tradicionalisht bizneset kanë përdorur kredinë bankare si alternativën kryesore të financimit.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit