-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kryesoret

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça në Kosovë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe u ka pezulluar pushimet e planifikuara për shtator, tetor e nëntor minatorëve.

Gjendja e jashtëzakonshme sipas drejtuesve ka ardhur për shkak të grevës së minatorëve nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit. Minatorët ishin në grevë për shkak të mospagesës.

Në arsyetimin e vendimit është thënë se Trepça ka pasur “humbje të mëdha ditore në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit” për periudhën 10 korrik – 15 gusht.

Më 14 gusht, Qeveria e Kosovës dha 4 milionë euro mbështetje për Trepçën për të tejkaluar krizën aktuale.

Kryeministri Albin Kurti në momentin e vendimit tha për Trepçën se “duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit