Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Darmend Kelin.
Para gjykatës Darmend Keli tha që nuk donte që ta vriste.
“Nuk doja ta vrisja, as nuk e thërrita për të kryer ndonjë veprim të tillë. E pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi bashkëshorten time. Përdori një fjalor fyes dhe denigrues dhe më qëlloi me grusht. E kam kryer veprimin në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike. E kam goditur disa herë në krah dhe pastaj kam ikur në shtëpi. Jam i penduar, nuk kam dashur ta vras”, tha Keli.
Ai disa ditë më parë ka vrarë me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari, pasi ky i fundit i ka ngacmuar të fejuarën.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën me 24 gusht në Astir, ku nga ballkoni i banesës 25-vjeçari Dramend Keli ka parë Amarildo Hoxhallarin që po i ngacmonte të fejuarën dhe ka zbritur poshtë pallatit edhe e ka goditur atë me thikë.
34-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.