Prokuroria ka nisur hetimet për dy fermerët, për 40-vjeçarin me iniciale E.P., banues në Maliq dhe 39-vjeçarin me iniciale A.S., banues në Devoll.
Gjatë kontrollit në fermat e tyre u gjetën dhjetëra bagëti të trasha, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.
Ata do të procedohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërsa për veterinerin E.L., 38 vjeç banues në Bilisht, ka nisur procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.