-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj pret në takim zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, zbardhen detajet

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe u theksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët për të avancuar më tej procesin e integrimit në BE.

Begaj vlerësoi rolin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut për paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe orientimin e palëkundur Euroatlantik. Gjithashtu presidenti theksoi rëndësinë e forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivele të larta të qeverisjes së vendit, apo edhe ato lokale, si një përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për garantimin dhe respektimin e të drejtave të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit