Instituti për Studimet Politike ka publikuar një raport mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar gjatë periudhës janar-gusht 2024. Sipas raportit, në listë kryesojnë më pak efikasë janë; Agron Çela i PS, Gledis Çeliku i PSD, Gertjan Deda i PSD, Niko Kuri PS/MEGA, Shkelqim Bullari i PS dhe Tatiana Piro e PS janë 6 deputetët më pak efikasë.
Sipas raportit, deputetët më efektivë vijuan të jenë pothuajse të njëjtët si në sesionet e mëparshme parlamentare: Erion Braçe (PS), Jorida Tabaku (PD), Ina Zhupa (PD), Bujar Leskaj (PD), Petrit Vasili (PL), Klotilda Bushka (PS), Tritan Shehu (PD), etj. Deputetët e PSD vijojnë me rekorde negative (nën 13%) në fund të renditjes, kurse partitë e tjera kanë kuota nën 30%.