-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enigmat e atentatit në Shkodër/ A ishte objektiv Eljo Hato?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për ngjarjen në Vaun e Dejës disa ditë më parë ku dy grupe u përplasën me armë zjarri. E teksa policia nuk ka vendosur ende asnjë person në pranga, burime pranë grupit të hetimit konfirmuan se janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Aleksandër dhe Andrea Prendi si dhe shtetasi Pjetër Dragoti, persona me precedent të mëparshëm penal. Treshja në fjalë janë të dyshuar si autorët që hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Audi” të blinduar që u gjet në vendin e ngjarjes.

Dy nga personat që lëviznin me këtë automjet, të cilin ndonëse me një vlerë të konsiderueshme, e braktisën, pas disa orësh u vetë-paraqitën në polici, ku kanë dhënë deklarimet e tyre. Pavarësisht se hetuesit kanë dyshime të forta se në këtë automjet lëvizte një i shumëkërkuar i drejtësisë, shtetasi Eljo Hato, personat e marrë në pyetje për të cilët hetuesit janë të rezervuar të tregojnë emrat, e kanë mohuar diçka të tillë.

Ata janë lënë të lirë pas disa orësh, teksa deklarimet e tyre rreth dinamikës së ngjarjes apo të personave të përfshirë janë duke u verifikuar pasi janë parë si të dyshimta. Një burim i besueshëm thotë se prezenca e mundshme e Eljo Hatos në vendin e ngjarjes dhe që ai të mund të ketë qenë objektivi, nuk përjashtohet si pistë dhe po kryhen verifikime intensive, por që deri më tani nuk ka provë bindëse. Disa ditë më parë, drejtues qëndror dhe vendor të policisë, interesimit të Syri Televizion për prezencën ose jo të Eljo Hatos në vendin e ngjarjes, e mohuan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit