Në një artikull të fundit për “The Independent”, Laura Sanders përshkruan Shqipërinë si “kufirin e fundit të vërtetë të egër të Evropës“.
Ajo thekson se, ndonëse Shqipëria është shpallur si destinacioni tjetër i madh për pushime plazhi, “tre të katërtat e Shqipërisë janë male, lumenj dhe liqene” që ofrojnë bukuri natyrore të jashtëzakonshme.
Sanders nënvizon se “këto peizazhe të pazbutura kanë pak shenja qytetërimi,” dhe se “bota natyrore mbetet edhe më e pandryshuar” në krahasim me pjesën tjetër të Evropës.
Ajo gjithashtu përmend lumin Vjosa, i cili është “lumi i fundit krejtësisht i paprekur i kontinentit,” dhe që në vitin 2023 u shpall park kombëtar për ta mbrojtur atë.
Sanders sugjeron që vizitorët të shijojnë peizazhet e paprekura të Shqipërisë duke ecur, çikluar, dhe vozitur nëpër to, duke e vlerësuar këtë vend si një “detoks për jetën moderne“.