Pas sagës së hakmarrjes kanë ardhur arrestimet.
Ditën e sotme policia njoftoi se u arrestua Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Selitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022.
Polica ka arrestuar edhe Adriatik Kalemin, babai i të cilit u vra në një atentat në Memaliaj pak javë më parë.
Andrea Kalemit, iu gjet në banesë edhe një arsenal armësh, pasi siç duket po përgatitej për ndonjë hakmarrje të mundshme pas vrasjes së të atit.
Në pranga ra edhe Julian Kalemi që strehonte Andrew Bode në shtëpi.
EMRAT/ Vrau Edmond Papën, arrestohet 45-vjeçari dhe dy persona të tjerë