Qeveria talibane e Afganistanit ka ndaluar artet e përziera luftarake (MMA), duke i konsideruar ato si joislame.
Ky vendim erdhi pas një hetimi të kryer nga dikasteri i sporteve në lidhje me përputhshmërinë e këtij sporti me Ligjin islamik dhe Sheriatin. Autoritetet e talibanëve argumentojnë se MMA-ja është problematike për shkak të aspekteve të saj që bien ndesh me mësimet e Islamit dhe konsiderohet tepër e dhunshme.
Ky ndalim është pjesë e përpjekjeve më të gjera të talibanëve për të zbatuar një interpretim të ashpër të Ligjit të Sheriatit që nga rikthimi i tyre në pushtet në vitin 2021.