Ditën e sotme një 36-vjeçar me iniciale E.G., është arrestuar në Shkodër pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre. Kallëzimi është bërë në polici nga bashkëshortja e 36-vjeçarit.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndërsa policia e Thethit ka proceduar penalisht 56-vjeçarin me iniciale K.G., banues në Shkodër dhe 46-vjeçarin me iniciale N.H., banues në Theth.
Ata kishin ndërtuar punime ndërtimi në Theth pa leje nga organet përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.