-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj policisë

Kryesoret

Një 39-vjeçar, i identifikuar si Diego Haxhiraj është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri për akuzat lidhur me një tentativë vrasjeje ndaj dy punonjësve të policisë në Vlorë, ndodhur rreth 2 vjet më parë.

Ekstradimi u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve belgë. D. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.

Ngjarja kishte ndodhur më 2 Shtator 2022, kur ai, në bashkëpunim me një tjetër person, qëlloi me armë në drejtim të dy policëve dhe më pas u largua me një automjet që u sekuestrua nga policia. Operacioni “Para drejtësisë” vazhdon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit