Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur ka kërkuar hapjen e arkivave të shtetit serb për krimet e kryera ndaj luftës në Kosovë.
Kurti u shpreh se nuk ka kufomë pa krim.
“‘Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politikë të Millosheviçit në Beograd”, tha Kurti.