Policia e Trafikut ka njoftuar se janë instaluar radarët e shpejtësisë. Policia thotë që këta radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.
“Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.
Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor”, thuhet në mesazhin e Policisë Rrugore të Tiranës.