Një punëtor shqiptar është në gjendje kritike në spital pas rënies nga një skelë me lartësi prej 7 metrash në Pomezia, afër Romës, më 29 gusht.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 dhe i plagosuri u transportua me helikopter në spitalin San Camillo në Romë.
Identiteti i tij ende nuk është zbuluar, ndërsa policia po heton shkaqet e incidentit.