-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte shorti i Champions League, skema e formatit të ri

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme do të hidhet shorti i Champions League. Edicioni i ri vjen me disa ndryshme të bujshme që lidhen jo vetëm me shortin por edhe aspektin financiar. Numri i ekipeve pjesëmarrëse në krahasim me edicionet e kaluara është rritur, nga 32 në 36 skuadra, shkruan AS.

Janë 4 vazo me 9 ekipe secila, ndërsa cdo skuadër zhvillon 8 ndeshje, me nga 2 kundërshtarë për secilën vazo, e duke shmangur ato nga i njëjti kampionat, në përfundim do të shihen pikët e grumbulluara. 36 ekipet do të renditen në një tabelë të vetëm, ku grumbullimi i pikëve do të vendosë cila vijon më tej.

Nga vendi i parë në vendin e tetë kalojnë në 1/16, nga vendi i 9-të te 24 do të përballen me njëra-tjetrën, ku 8 fituesit vijojnë më tej në Champions, ndërsa 8 të tjerat shkojnë në Europa League. Ekipet që renditen në grupe nga vendi i 25-36 eliminohen automatikisht.

Më tej faza me eliminim qëndron njësoj, ndërsa fitimet për ekipet dhe numri i ndeshjeve është rritur, ku në total janë 189 të tilla. Finalja e madhe luhet më 31 maj në Mynih.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit