-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE diskuton për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Ukrainë

Kryesoret

Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë sot në Bruksel për të diskutuar operacionet e vazhdueshme të BE-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit rus.

Pjesë e diskutimeve është edhe plani për t’i zhvendosur disa nga operacionet stërvitore të BE-së brenda Ukrainës.

Aktualisht, trajnimet janë duke u zhvilluar në Gjermani dhe Poloni.

Misioni i trajnimeve ka nisur në nëntor të vitit 2022 – disa muaj pasi Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Sipas shifrave të BE-së të muajit maj, mbi 52.000 ushtarë ukrainas janë trajnuar.

BE-ja dëshiron të trajnojë edhe 60.000 të tjerë deri në fund të verës së këtij viti.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i mbështetur nga Lituania, ka sinjalizuar se është për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Ukrainë.

Disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, janë të shqetësuara për këtë veprim.

Takimi është joformal, që do të thotë se ministrat nuk pritet të marrin ndonjë vendim zyrtar.

Ai kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit