-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Dosja ‘Toyota Yaris’ u çua e gjymtuar në gjykatë

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot ministrin Taulant Balla për dosjen ‘Toyota Yaris’.

“Keni dëgjuar për bisedat me telefona të kriptuar, të dekriptuara nga shërbimet e zbatimit të ligjit të Francës, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera perëndimore.

Këto biseda dëshmojnë se në Shqipëri vrasësit serialë, ministrat, prokurorë, gjykatësit, kryepolicët, policët funksionojnë si një ansambël monstruoz krimi.

Dua t’ju informoj se kjo që keni dëgjuar deri më sot në dosjet ‘Metamorfoza’ përfaqëson thjesht majën e atij ajsbergu gjigand mbi të cilin noton shoqëria, shteti dhe vetë Shqipëria. Të gjithë keni dëgjuar për aferën Toyota Yaris.

Keni dëgjuar se këto ditë kjo dosje u dorëzua në gjykatë, por dua ta dini se kjo dosje është dorëzuar e gjymtuar, pasi personazhi më kryesor në Toyota Yaris, pas trafikantëve, vjen ministri kriminel, Taulant Balla.

Taulant Balla është një vizitor i rregullt i hotelit të Alfred Vladit në Sarandë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit