36-vjeçari Elis Roshkodoli u qëllua me disa plumba teksa po konsumonte kafe në një lokal në rrugën “Isuf Sokoli” në lagjen Zdrale të qytetit. Roshkodoli ishte i vetëm në tavolinë.
Atentatori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë. Policia ka ngritur kontrolle në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e tij dhe personave që e kanë ndihmuar të largohet.
Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Pasja e armës me fishek në fole ngre dyshime se i riu i trembej një sulmi të mundshëm.
Kush ishte Elis Rroshkodoli?
Emri i 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit.
Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.
36-vjeçari është arrestuar më parë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe gjithashtu ishte në kërkim nga autoritetet rumune, për plagosjen e pronarit të një lokali.