Në Sisi Lasithiou, Kretë, një 68-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën sot pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë i një ndërtese ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, dhe shqiptari ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të rënda.
Policia greke është angazhuar në hetimin e rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik.