Fjala është për gjysmën e mandatit të parë të Kryeministresitaliane Giorgia Meloni e cila bashkë me qeverinë është nëpërfundim të pushimeve verore.
Kjo periudhë 2 vjeçare për gruan e parë Kryeministre ultra tëdjathtë italiane ka qenë e mbarë; në përgjithësi koalicionitripartiak është mbajtur mirë, me një shumicë të rehatshmeparlamentare, me realizimin e disa objektivave të brendshme dhetë jashtme dhe me pëlqyeshmëri të lartë në gjithë vendin.
Megjithatë, gjendja gjatë kësaj vere nuk ishte siç do ta dëshirontevetë Meloni. Kështu, dita e parë e pushimeve, festa më e madhejozyrtare italiane « ferragusto » më 15 Gusht, nisi ters për atë dhepushuesit italianë. Kompanitë familjare tradicionalisht pronare tëçadrave dhe shezlongeve nuk mundësuan realizimin e logosit« tutti al mare » të gjithë në det » për shkak të një proteste simbolike dy orëshe pikërisht atë ditë. Kjo ishte shprehje e zhgënjimit me qeverinë « e tyre» mbasi nuk ka qenë në gjendje tëgarantojë privilegjet e tyre konkuruese nga masat e BE-së përtendera të hapur. Në fakt, qeveria Meloni, në marrëveshje me Komisionin e BE-së i ka shtyrë deri në fund të këtij vitiprocedurat standarde për tendera të hapur. Por, mbas gati 20 viteve nga hyrja në fuqi e rregullave të BE-së, shtyrja e tyre e mëtejshme duket tejet e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Mirëpo, këto kompani familjare janë « hambarë » të vërtetë votashpër qeverinë, ndaj dhe brenga e Melonit është e madhe.
Ndërkohë, borxhi i vendit gjatë dy viteve të fundit u rrit me 180 miliard Euro të tjera, duke kapur shifrën e frikshme prej 3000 mijëmiliard Euro!
Emigrimi i paligjshëm megjithë uljen e ndjeshme prej 63 për qindvitin e kaluar vazhdon të mbetet shqetësim madhor. Këtu Meloniti vjen në ndihmë marrëveshja për pritjen e refugjatëve tëpaligjshëm në brigjet italiane në Shëngjin; ndonëse kjo nuk e zgjidh problemin, është një provë dhe eksperiment për t’u shtrirënëse rezulton pozitive në vende të tjera.
Ndërkohë, brenda vendit kanë nisur përçarjet e para dhe brendakoalicionit qeveritar, për shkak të ligjit të « autonomisë sërajoneve « të paraqitur për shqyrtim dhe miratim në Dhomën e Ulët dhe në Senatin italian, një temë kjo tejet e parapëlqyer e Salvinit, partnerit qeveritar të Lega. Mirëpo, « autonomia rajonale« ka rrezik të kthehet në « mollë sherri » në dëm të kohezionit tëkoalicionit qeveritar dhe autoritetit të Kryeministres. Kështu, Prefekti i Kalabrisë i Partisë « Forca Italia » partnere e Melonit,Robertio Occhiinto e kritikoi këtë vendim të nxituar që sipas tijduhej të ishte menduar më mirë, sidomos po të kihen parasyshdallimet e mëdha mids rajoneve jugore dhe atyre veriore.
Për pasojë, brenda 10 ditëve gjatë muajit korrik u mblodhëngjysëm milionë firma të nevojshme për referendumin mbi « ligjine autonomisë së diferencuar” i ili do të ketë shumë ndikim në tëardhmen politike të Melonit.
Ndërkohë, ndaj Melonit ka kritika se e ka tepëruar me emërimin e komisarëve të posaçëm qeveritarë që dërgohen në rajone tëndryshme për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe krizave tëtjera madhore. Nga 32 që ishin më parë, gjatë dy viteve tëqeverisjes Meloni janë 55 komisarë të tillë, shumica në rajonet e majta.
Ndërkaq, në kuadrin e një reforme të re kushtetuese, Meloni ka kërkuar referendum për të zgjedhur drejtpërsëdrejti dheKryeministrin, me qëllim që t’i jepet njëherë e mirë fundpraktikave të rrëzimit të qeverive të cilat në Itali janë mëjetëshkurtërat në botë. Kjo është një reformë tejet e guximshme, me shumë të papritura dhe efekte negative lidhur me dobësimin e rolit të Parlamentit.
Partia më e madhe opozitare Demokratike e Majtë dhe liderja e sajkarizmatike, Elly Schleim, mbas rezultateve premtuese nëzgjedhjet europiane po bëjnë përpjekje për të përfituar sa mëshumë nga këto telashe dhe probleme të qeverisë. Madje, kjo e fundit synon të organizojë një referendum mbi planet e qeverisëpër privatizimin e sistemit shëndetësor, një tjetër « bombë me sahat» për qeverinë.
Ndërkohë, në imazhin e Melonit dhe partisë së saj « Vëllezërit e Italisë » qëndron si çekan te koka fantazma e paraardhës së sajfashiste, prej të cilës në fakt Meloni ende nuk e ka pohuarverbalisht distancimin, ndonëse në politikën brenda dhe jashtë ka dhënë shenja të largimit prej saj; gjithsesi besueshmëria e sajpolitike dhe publike në këtë drejtim është ende e pamjaftueshmedhe koha do ta tregojë.
Në këtë drejtim, një incident i pakëndshëm ndodhi më 2 Gusht, nëceremoninë e përkujtimit të 44 vjetorit të shpërthimit me bombë tëatentatit terrorist në Stacionin Qendror Hekurudhor në Bolonja, kuu vranë 85 vetë dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Autorët e tij i përkisnin Lëvizjes Sociale Italiane ( MSI) pasardhëse e Partisëfashiste të Musolinit e cila ka ekzistuar si parti e vogël deri nëvitin 1990 kur u kthye në Aleranca Nacionale. Kryetari i Shoqatëssë Viktimave të atij akti terrorist në fjalën e tij e tha açik se « rrënjët e asaj masakre janë të e djathta që është sot në qeveri » Meloni u shpreh e zemëruar duke e konsideruar vehten si « viktimë » të këtyre fjalëve. Pak a shumë e njëjta situatë ka ndodhur dhe në raste të tjera.
Për të mos folur pastaj për denigrimin, gjobitjen dhe linçimin e mediave, me gjoba dhe masa ndëshkuese dhe trysninë ndaj tyrepër t’u » bërë tellallë » të qeverisë.
Ndërkohë, kohët e fundit, në politikën dhe në median italiane, gjermane, franceze, belge, etj po shprehen fare hapur kritika sipastë cilave Meloni po e kthen partinë në sipërmarrje familjare; këtokritika po shinjestrojnë motrën e Melonit, Ariannën, e cila nga vitii kaluar është sekretare politike e « Vëllezërit e Italisë » Arianna po sulmohet se ndonëse nuk i takon, se nuk është pjesë e qeverisë, ajo ka ndërhyrë për emërime të ndryshme te RAI dhe nëpërgjithësi në median italiane dhe gjetkë.
Jo më mirë i ka punët Meloni në frontin e marrëdhënievendërkombëtare, e sidomos me Europën, ku mendohej se kishtepikën më të fortë. Ndryshe nga mosbesimi fillestar ndaj saj, përshkak të deklarimeve të mëparshme, Meloni vendosi marrëdhënieshumë të mira bashkëpunimi me homologët e vet amerikanë, francezë, gjermanë, britanikë, me liderët e BE-së, të NATO-s, etj. Ajo mbështeti Ukrainën në qëndresën e saj heroike ndaj agresionitrus, vizitoi Kievin, dënoi Rusinë, iu bashkua sanksioneve të BE-sëdhe nuk ripërtëriu Marrëveshjen me Kinën për Nismën « Një brez, një rrugë » etj. Gjithashtu Meloni kryesoi me dinjitet Samitin e G-7 në Pulia dhe është treguar aktive në të gjitha forumet dhe samitete tjera, duke përfshirë Ballkanin Perendimor, për të cilin qysh nëfillim ajo e kishte shpallur përparësi të politikës së saj të jashtme.
Me këto dhe të tjera qëndrime realpolitike, Meloni synonte tëbëhej një urë midis të djathtës europiane të moderuar dhe asajradikale, duke marrë lidershipin e kësaj të fundit. Kësisoj, ndonëseishte kundër Italexit, Meloni donte, siç e ka pohuar vetë, « ta bënteBrukselin si Roma » Për rrjedhojë, Italia dhe ajo vetë do tëktheheshin në aktorë dhe faktorë madhorë politikë, dhe ushtarakëme shumë më tepër peshë, duke kufizuar kështu dhe rolin e boshtitfranko-gjerman.
Zgjedhjet e reja për Parlamentin Europian të 6 – 9 Qershorit ishinmundësia më e mirë dhe në kohë për realizimin e piksynimeve tëmësipërme. Rezultati i « Vëllezërve të Italisë » ishte mbresëlënës, duke dalë si fituesja më e madhe e atyre zgjedhjeve bashkë me Le Penin. Gjithsesi, gjërat nuk ecën sipas parashikimeve të saj, sepsepolitika europiane ndryshon shumë nga ajo e Romës.
Meloni dështoi të krijonte grupimin e tretë më të madh politik nëEuroparlament me ekstremin e djathtë. Kjo do t’i jepte asaj tëgjitha atutë për të kërkuar më shumë nga mikesha e saj politikeVon der Leyen, duke shfrytëzuar dhe momentin e emërimit tëkupolës drejtuese të BE-së. Mirëpo, qëndrimet e saj tëlartpërmendura pro perendimore dhe Euro-Atlantike e bënë tëtyren. Aleatët e saj hungarezë, çekë, spanjollë dhe francezë, madjedhe Salvini, partneri i saj në koalicionin qeveritar u larguan dhekrijuan koalicionin « Patriotët e Europës » i treti më i madh nëEuroparlament, duke e « lënë me gisht në gojë » Melonin e dukeia hedhur në erë planet dhe projektet e saj për një peshë më tërëndë politike në skenën europiane.
Në këto kushte, zëri dhe kërkesat e Melonit nuk u përfillën nëKëshillin e BE-së, ndërsa vota e saj kundër Presidentes së vjetërdhe të re Ursua von der Leyen e ktheu Italinë dhe Melonin në njëforcë opozitare pa ndonjë fuqi të madhe dhe pa realizuar dotmisionin si urë bashkuese. Kësisoj, siç pohon Nicoleta Pirozzi, drejtuese e Seksionit të Europës në Institutin e Politikës sëJashtme Italiane ( IAI) Meloni humbi rolin e saj të pretenduardrejtues në institucionet europiane.
Sipas disa vëzhguesve politikë, mbas zgjedhjeve europiane tëqershorit Kryeministrja Meloni shfaqet nervoze dhe jo e qetë, sepse ndoshta e ndjen se rezultati në ato zgjedhje i ngjan pak « fitores së Piros së Epirit ».
Veç kësaj, Meloni nuk pasqyroi një imazh dhe perceptim të mirëpublik as në Lojrat Olimpike në Paris, ku asistoi në ndeshjen e boksit midis kampiones olimpike, algjerianes Imane Khelif dheboksieres italiane Anxhela Carini. Kur Carini e la lojën mbas 46 sekonda mbasi nuk e përballonte dot grushtin e jashtëzakonshëmtë Khelifgit, Meloni e indinjuar akuzoi publikisht boksierenalgjeriane duke thënë se italiania ”luftoi kundër një burri” Mirëpoajo doli bllof pak më vonë, kur boksierja italiane Carini pohoi se ajo dhe Khelif ishin viktima të luftës mediatike, se Khelif nukkishte faj, duke i uruar asaj fitore.
Ndërsa medalja e artë e ekipit të volejbollit femra, me kapitenenme origjinë nigeriane nxorri në pah debatet, ndasitë dhevështirësitë brenda koalicionit qeveritar mbi ligjin për dhënien e shtetësisë për të huajt në Itali.
Ndërkohë, këto ditë do të fillojë nga funksionimi qendra e pritjessë refugjatëve në Shëngjin. Ndonëse i promovuar me bujë si « masterplani Meloni » që ka ngjallur interes si model për t’u ndjekur në shumë vende të Europës, edhe ditët fundit në median e huaj mes ekspertëve përmenden problemet, dyshimet dhe dobësitëe kësaj nisme. Disa organizata jo qeveritare, Amnesty International, e majta ialiane, media dhe vetë brenda radhëve tëshumicës italiane shprehen me kritika dhe mosbesim. Prania përnjë periudhë tre mujore e një ekipi vëzhgues të UNHCR-së ështëtregues i vëmendjes dhe shqetësimit përkatës ndërkombëtar. Gjithsesi, BE-ja në hall ka ftuar vendet e tjera për të ndjekurshembullin shqiptar, por deri tani asnjë vend tjetër nuk ka dhënëndonjë sinjal pozitiv, qoftë dhe midis rreshtave.
Për pasojë, mes këtyre paqartësive dhe pasigurive, imazhi dhejehona e kësaj nisme nuk është ajo që pritej. Gjithsesi, ecuria e këtij procesi në drejtim të uljes së ndjeshme të flukseve migratoredhe funksionimi i kësaj qendre do jenë faktorë të rëndësishëm përmigrimin dhe suksesin e qeverisjes së Melonit.
Së fundi, lidhur me pyetjen nëse këto janë shenja dobësie dhe a mund të pritet një rënie e shpejtë e Melonit, sipas traditës sëderitanishme italiane, dhe vetë drejtues të Partisë Demokratike tëMajtë në opozitë thonë se është ende herët për këtë. Meloni gëzonpopullaritet në vend, ajo është në koalicion me ”Forca Italia” dhe”Lega”, ku ” Vëllezërit e Italisë” kanë shumicë bindëse.Megjithatë, trajtimi i këtyre aspekteve dhe sidomos zhvillimi i mundshëm dhe rezultatet e referendumeve të lartpërmenduramund të jenë vendimtare për Italinë dhe fatin politik të Melonit.