Një 43-vjeçar është arrestuar pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë një shumë parash.
43-vjeçari me iniciale G.T., banues në fshatin Kastriot, Dibër nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 1 200 000 lekë R.D., me qëllim për t’ia dërguar një të afërmi të tij.
Gjatë kontrollit në makinën e 43-vjeçarit u gjetën shuma e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.