Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq ku një 71-vjeçar ka tentuar që të përdhunojë një vajzë të mitur. Një grua e ka parë të gjithë ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë që të shpëtoj vajzën e mitur nga abuzuesi.
Disa detaje të tjera janë zbardhur nga deklarimet e banores në polici.
Banorja ka treguar që ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ku ka parë nga larg situatën e sikletshme. Sipas saj 71-vjeçari me iniciale P.L., kishet shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe e kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur.
“Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja. 71-vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen”, ka treguar gruaja.
Ndërkohë policia po heton nëse 71-vjeçari e kishte ngacmuar më herë të tjera vajzën e mitur pasi sipas banorëve atë e ka ngacmuar duke i ofruar lekë.
Tentoi të përdhunojë një vajzë të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq