Në plazhin e Semanit, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë kanë shpëtuar një pushues të mbytur.
Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në zonën e quajtur “Kulla e Ujit”, një patrullë kufitare konstatoi një shtetas rreth 200 metra larg bregut që kërkonte ndihmë.
Shërbimet e Kufirit nxorrën menjëherë nga uji shtetasin K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe i dhanë ndihmën e parë në bashkëpunim me patrullën e Rendit Publik.
K. K. u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.