Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 28 vatra zjarri, ku 22 janë shuar dhe 6 janë ende aktive.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë e mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit në bashkinë e Durrësit, Tiranës, Krujës, Fierit, Patosit, Vlorës, Delvinës, Gjirokastrës, Shkodrës, Vaut të Dejës,Fushë-Arrëz dhe Malësi e Madhe.
Ndërkohë po punohet për shuarjen e vatrave në qarkun e Kukësit, në fshatin Surroj dhe Barrë ku vatrat janë të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për banesat.
Ndërsa në qarkun e Lezhës, në fshatin Shëngjin, fshatin Mal-bardhë dhe në kufi me fshatin Skuraj, vatrat e zjarrit janë me intensitet të ulët, nuk përbëjnë rrezik për banesat dhe po mbahen në monitorim.
Në qarkun e Vlorës, në shatrat Zminec dhe Grazhdan, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit strukturat e MZSH dhe Emergjencave Civile të bashkisë Finiq dhe nuk përbëjnë rrezik për banesa.
Gjithashtu në qarkun e Tiranës, në fshatin Cikallesh, njësia administrative Helmas, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyje pishe, shkurre, ferra dhe barishte. Në ndihmë për izolimin e flkaëve kanë punuar strukturat e MZHS dhe Emergjencae Civile të bashkisë Kavajë, 30 forca ushtarake dhe 2 automjete zjarrfikëse me personel nga FA.