Një incident i rëndë ka ndodhur në Topliçan të Suharekës, ku një grua ka pësuar plagë në këmbë nga të shtënat me armë zjarri në një lokal nate. Përveç gruas, gjashtë persona të tjerë janë lënduar lehtë dhe xhamat e lokalit janë thyer si pasojë e të shtënave.
Sipas Shaqir Bytyqit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, incidenti ndodhi gjatë natës dhe të dyshuarit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së informacionit, forcat e policisë dhe eprorët e Stacionit dhe të Policisë Rajonale kanë reaguar menjëherë.
Policia ka ndaluar tre të dyshuar: dy meshkuj, Ç.S. (22 vjeç) dhe A.A. (23 vjeç), janë arrestuar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar, ndërsa i dyshuari i tretë, A.D. (18 vjeç), është liruar me procedurë të rregullt. Gjithashtu, është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në incident.