Në Maliq u arrestua një 71-vjeçar me iniciale P.L., i cili ka tentuar të përdhunojë një vajzë 8-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash tek shkolla e fshatit teksa ai ka zhveshur 8-vjeçaren dhe një vajzë më e rritur e ka parë dhe ka ndërhyrë që të largojë të moshuarin.
Mësohet se babai i vajzës ka bërë denoncimin në polici.
Ndërsa sipas banorëve 71-vjeçari ka qenë i martuar, bashkëshortja me dy fëmijët jetojnë jashtë dhe ai jetonte i vetëm në fshat.
Ndërkohë ka nisur hetimi dhe procedurat për veprime të mëtejshme.