Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi komandantin e Forcave Ajrore, Mykola Oleschuk, një ditë pas rrëzimit të një avioni luftarak F-16 të dorëzuar nga SHBA, që rezultoi në vdekjen e pilotit.
Zelensky njoftoi se do të forcohet administrata dhe se detyrat e Oleschuk do t’i marrë përkohësisht zëvendësadmirali Anatoli Krivonozka.
Rrëzimi i F-16 është në hetim dhe nuk ka pasur konfirmime për sulm rus.