-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GLOBSEC 2024/ Osmani: Strukturat ilegale serbe janë shndërruar në banda mafie

Kryesoret

Në forumin global “GLOBSEC 2024” në Pragë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë për forcimin e strukturave ilegale në veri të Kosovës, duke i cilësuar ato si banda mafie që përbëjnë kërcënimin më të madh për serbët në këtë rajon.

Osmani theksoi se Serbia nuk i ka përmbushur zotimet e saj dhe ka përkeqësuar situatën, ndërsa Kosova është e ndëshkuar me masa nga BE, pavarësisht përmbushjes së detyrimeve dhe angazhimeve.

“Nëse shohim listën e zotimeve që Serbia nuk i ka përmbushur është shumë e gjatë, do të na duhej deri nesër ta lexojmë. Kjo është e lehtë ta konfirmoni, mos besoni interpretimin tim, por zgjidhni cilëndo marrëveshje, qoftë marrëveshja për lëvizje të lirë, marrëveshjen për njohjen e diplomave, njohjen e dokumenteve të tjera, kthimin e të dhënave kadastrale, asnjëra nuk janë zbatuar, as ajo që obligon Serbinë që t’i largojë strukturat paralele ilegale nga Kosova, por fillimisht në veri.

Por çfarë ka ndodhur është se në vend të heqjes së tyre, Serbia i ka forcuar vazhdimisht në atë masë sa këto struktura ilegale janë kthyer në banda mafie dhe janë kthyer në rrezikun më të madh për serbët që jetojnë në veri të Kosovës”, ka thënë Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit