Drejtuesja e Departamentit të arsimit në Partinë Demokratike Lili Sula në një deklaratë për mediat u shpreh se ky vit shkollor po fillon me thellimin e braktisjes masive të arsmit.
Sula tha se gjatë vitit 2013-2022 janë mbyllur 295 shkolla 9-vjeçare në vend ose 22% e shkollave të arsimit të detyruar.
“Rilindja sot e financon arsimin më pak se sa financohej para viteve 1990: shteti diktatorial e financonte arsimin në shumën 4-5% të PBB, nivel që ishte i krahasueshëm për kohën me vendet e tjera të OECD-së.
Rilindja e ka financuar arsimin gjatë kësaj dekade më pak se financimi që i jepte qeveria e Partisë Demokratike në vitet 2005-2013. Sot arsimi financohet gati 40% më të ulët se vendet e zhvilluara dhe 20% më pak se financimet që japin vendet e rajonit”, deklaroi Sula.
Ajo tha se Partia Demokratike premton që doe ngrejë arsimin nga humnera ku e ka gremisur Rilindja.