Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e ndodhur në Shkodër me datë 29 gusht ku u hodh tritol para derës së një agjencie funerale në lagjen “Skenderbeg”.
Sipas hetimeve është identifikuar dhe shpallur në kërkim 35-vjeçari me iniciale B.P, i cili dyshohet se ka hedhur lëndën plasëse në derën e agjencisë funerale.
35-vjeçari për shkak të një borxhi të pashlyer ka hedhur tritol në derën e agjencisë funerale të bashkëshortëve F.F dhe A.F. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Ndërkohë po vijon puna për arrestimin e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.