Ushtria amerikane, në bashkëpunim me atë irakiane, ka kryer një bastisje në veri të Irakut, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 15 anëtarëve të grupit terrorist ISIS.
Lajmi është konfirmuar nga komanda e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme.
Grupi terrorist ishte i pajisur me armë të rënda dhe eksplozivë, por nuk ka pasur të lënduar në radhët e ushtarëve ose civilëve.