Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur në një familje në Itali, ku një 17-vjeçar ka vrarë më thikë dy prindërit e tij dhe të vëllain.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos, ku çifti Fabio C., 51-vjeç dhe Daniela A., 49-vjeç, dhe një nga fëmijët e tyre, Lorenzo C., 12-vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpi.
17-vjeçari ka treguar në polici se ai vrau babain e tij pasi kishte goditur me thikë nënën dhe vëllain e tij 12-vjeçar.
Më pas ai ka telefonuar policinë duke thënë “kam vrarë babin tim, ejani”. Në përfundim të marrjes të gjatë në pyetje, djali ka ndryshuar më pas historinë e tij duke pranuar se jo vetëm se kishte vrarë të atin, por të gjithë familjen pa përfshirjen e personave të tjerë.