Avokati i njohur Genci Gjokutaj është përfshirë në debatin për statujën e Skënderbeut që u inaugurua në Kalabri.
“Dhelpra në shpinë të Skënderbeut në statujen e inaguruar në Kalabri sipas turkologjisë as më shumë e as më pak do të thotë se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ka qenë qafir!
Etimologjia e kesaj fjale do të thotë jobesimtar apo antiislamik!
Këtë e ka shumë për qejf miku i KM tonë Erdogan! Dhe dhelpra në statujë i kenaq pa masë turqit pasi simbolizon tradhëtinë dhe antiislamizmin e Skendërbeut! Pra sipas statujës dhe ideatoreve të saj Skenderbeu paska qenë qafir!
Arbëreshëve simboli i dhelprës do t’ju përshkruhet si shenjë e antiosmanizmit dhe proeuropianizmit të Skenderbeut! Pra përseri qafir i Turqisë!
Por qafiri i vertetë është vetë Rama i cili me fytyrën e tij në trup të Skenderbeut dhe dhelprën në kurriz nuk e ka problem ti rrijë në prehër Erdoganit duke i kenduar në turqisht këngë për Europën dhe kundër Shqipërisë!
Madje edhe termi “qafir” merr tjetër dimension kur flitet për një Bej modern që dëmton çdo ditë vendin e tij” shkruan ai.