-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I hodhi benzinë gruas dhe më pas i vuri flakën, Braçe: Kapeni barbarin

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Korçës pasditen e djeshme, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili spërkati me benzinë bashkëshorten e tij 31-vjeçare, Melisa Trëndafilin dhe më pas i vendosi flakën.

Postimi i plotë:

“KY BARBAR NUK MUND TE JETE KORCAR, NUK MUND!! NJE LUTJE KAM PER MJEKET:
SHPETOJENI KETE GRUA, BIJE, NENE!

NJE LUTJE KAM PER POLICINE: KAPENI KETE BARBAR, MOS E LINI TE IKE E TE JETOJE KUND QOFTE EDHE SI QENIE FRYMORE!

BEJENI QE BARBARE SI KY TE KUPTOJNE QE EDHE BENZINA MBI GRATE NUK FUNKSIONON, NUK MUND TE PERMBUSHE AS HAKMARRJEN, E AS BARBARINE E KETYRE BURAVE QE DHUNOJNE GRATE!

SHPETOJENI JETEN E SAJ! NDESHKONI KRIMIN E KETIJ BARBARI! VO: ndjese per asociimin me kafshet!”, shkruan deputeti në reagimin e tij.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit edhe pse çifti ishte në proces divorci.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, jashtë banesës ku 45-vjeçari jetonte më herët me bashkëshorten.

Bledar Trëndafili dhe Melisa Trëndafili mësohet se janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit