-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat në Prishtinë: Lajçak kërkoi ta takonte, Osmani e refuzoi

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani nuk u takua me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit në Çeki. Të dy ishin në Forumin Globsec në Pragë, por nuk panë përballë njëri-tjetrit.

Lajçak, i cili e ka cilësuar të rëndësishëm takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiç ka kërkuar ta takojë edhe Vjosa Osmanin, por presidentja e Kosovës ka refuzuar, bëjnë të ditur burime të Gazetës Express.

Lajçak shkroi sot për angazhimet e tij në konferencën e sigurisë, Globsec, duke treguar se është takuar me të angazhuarin e ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe Vuçiçin.

Takimin me të parin e konsideroi si “moment kryesor” dhe “konfirmim të partneritetit”, ndërsa me presidentin serb tha se foli “për hapat e ardhshëm në Dialog dhe pritshmëritë nga periudha e ardhshme”.

Ndërmjetësi europian paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën pasi të ndalet shkurtimisht në Bruksel dhe pasi të marrë pjesë nē Forumin Strategjik të Bledit. Në Prishtinë, ai tha se do të vijë “për ta përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit