Nesër nis sesioni i ri parlamentar dhe sot kryeministri Edi Rama do të mbledhë në orën 10:00 qeverinë në Dajt. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetarët e bashkive por edhe drejtorë me peshë në administratë.
Qëllimi kryesor i mbledhjes është porosia për vitin zgjedhor ku kërkohet mandati i katërt. Nuk përjashtohet edhe mundësia e prezantimit të drejtuesve të rinj në qarqe për socialistët.