Një 4-vjeçare është rrëzuar në shkallët elektrike në një qendër tregtare në Tiranë.
Dyshohet se 4-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”.
Si pasojë 4-vjeçarja është lënduar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.