Një 70-vjeçar shqiptar në Itali ka goditur disa herë me thikë nusen e djalit të tij.
Luan Xhaxhi goditi me thikë nusen 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
E reja u transferua me urgjencë në spital. Pas ndërhyrjes së mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mosmarrëveshjet mes të moshuarit dhe nuses së djalit kishin nisur pak ditë më parë ku pas një debati me tone të larta mes tyre ishte dashur të ndërhynte policia.