-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

36 zjarre në Shqipëri, vatra kryesore në Mirditë

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 36 vatra zjarri. Pjesa dërrmuese e tyre janë shuar, por pesë janë ende aktive. Zjarret janë regjistruar në Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Krujë, Mat, Rogozhinë, Lushnje, Roskovec, Vlorë, Dimal, Skrapar, Himarë, Prrenjas, Vau-Dejës, Shkodër, Dibër dhe Malësi e Madhe.

“Aktualisht, po punohet në: Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të lartë në një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni është shumë i vështirë dhe në pjesën më të madhe nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Forcat operacionale janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e tij; midis fshatit Mal i Bardhë dhe Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Zjarri është aktiv me intensitet të ulët dhe kryesisht digjet humus, pa patur rrezik për përhapje. Rrezik për banesa nuk ka. Situata është nën monitorim.

Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës, ka vijuar puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore, më datë 20.08.2024. Në terren po punonjnë forca të njësisë administrative dhe Shërbimi Pyjor. Nuk ka rrezik për banesa, situata është nënë monitorim: në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës, riaktivizim i zjarrit në sipërfaqe me shkurre. Nuk paraqet rrezik për banesa. Situata është nën monitorim.

Qarkun e Vlorës: në fshatin Sopot, njësia administrative Delvinë, bashkia Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre në majë të malit, por pa asnje mundësi për ndërhyrje. Nuk paraqet rrezik për banesa. Forcat operacionale po mbajnë në monitorim vatrën e zjarrit” njofton Ministria e Mbrojtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit